Studenti “ngelës” i përgjigjet Bledi Manes: “Sepse bijtë e tyre jemi ne….”

Studenti “ngelës” i përgjigjet Bledi Manes: “Sepse bijtë e tyre jemi ne….”

5347
0
Shares

Nga MARIO KOXHA:

Lajmi bëri bujë te madhe!

Ngelësat pushtojnë Tiranën! Thithësit e hashashit pengojnë ambulancat! Katranjozët ndalojnë zjarrfikëset! Dembelët nuk lejojnë lëvizjen e autobusave! Shembulli më i keq i akademizmit ulëret rrugëve të kryeqytetit!

Si ngelës që jam, i pa informuar pyeta për atë që e kishte thënë, një farë Bledi Mane! E njihnin por vetëm si emër, si vlerë linte për të dëshiruar. Gjithsesi ne studentët po bëjmë një peticion që në cdo universitet të vendoset busti i tij, si një nga ish-studentët që nuk ka ngelur asnjëherë.

Pavarsisht se jam një student I dështuar, një mbetës, atij po iu drejtohem si një ekselent.

Fort I Nderuar Bledi Mane!

Fillimisht dua të tregoj se nga ndryshojmë ne (Ngelësat) nga Ju!

Ju mereni me mbetësat, dembelët, katranjozët, shembullin më të keq te akademizmit ndërsa me ne meret Qeveria!

Ne nuk kemi nevojë t’ua tregojmë juve sesa vlejmë ne ia tregojmë Shqipërisë. Dhe sot triumfuam! Ia dolëm! Të bashkuar bëmë që Qeveria të anullonte VKM-në si dhe të ngrinte një grup pune për kërkesat e tjera që ne parashtruam.

Ju morët vëmendjen e studentave ngelës, që lumi I sharjeve të tyre sapo ka kaluar kufirin për në anën tjetër të Evropës dhe nuk dihet ku dhe kur do të ndalojë. Gjithashtu morët edhe vëmendjen e disa pseudo-mediave që me të madhe shkruanin titullin tënd.

Po ne? E patë vëmendjen e kujt morëm?!

Aktorë, pedagogë, gazetarë, analistë u bashkuan me ne. Folën si të ishin ngelës. Për tu habitur, por ja që folën si të tillë. Edhe këta katranjozë apo jo?! U bashkuan me llumin e akademizmit!

Morëm vëmendjen e mediave të huaja, të cilat ngritën në piedestal vullnetin tonë,të drejtat tona dhe bashkimin tonë pa ndikimin e asnjë partie politike. Na lartësuan si protestën më të madhe të studentëve pas asaj të vitit 1990.

Shkurt, qartë dhe pastër theksuan se me studentë si ne Europa është afër!

Tani po flas si ngelës (ashtu sic jam në të vërtetë)!

A e dini pse nuk protestuan të papunët, sakatët, të margjinalizuarit, gratë e dhunuara por protestuam ne, dembelët?

Sepse bijtë e tyre jemi ne! Ne, të cilët duam që ata të mos paguajnë më shumë, që fatkeqësisë së tyre të mos I shtohet edhe halli ynë!

Ja pra pse protestojmë ne, për prindërit tanë, për të ardhmen tonë, për të drejtat tona dhe mbi të gjitha për të mirën e Shqipërisë.

Dhe për ta mbyllur Shqipëria nuk është e shëmtuar, njerëz si ti e bëjnë të tillë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY