Shqiptari mbyll vajzën 3 vjeçare në makinë për të luajtur bixhoz, i...

Shqiptari mbyll vajzën 3 vjeçare në makinë për të luajtur bixhoz, i hiqet kujdestaria

105
0
Shares

Një 30 vjeçar shqiptar ka lënë vajzën e tij 3 vjeçare të mbyllur në makinë për të luajtur në lojërat elektronike.

Shqiptari me profesion kuzhinier, u raportua tek karabinierët për braktisjen e të mitur.

Incidenti ndodhi në orën e pasdites së djeshme në Cagliari.

Burri parkoi Mercedesin e tij dhe doli nga makina, duke mbyllur vajzën trevjeçare brenda. Ai hyri në një bar aty pranë, për të luajtur bixhoz. Burri qëndroi për rreth 40 minuta atje pa u shqetësuar për fëmijën.

Karabinierët e Cagliarit shkuan në vendngjarje dhe morën fëmijën, duke i hequr kujdestarinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY