Gazetari i huaj sjell dokumentarin që do të trondisë ‘themelet’ e Shqipërisë

Gazetari i huaj sjell dokumentarin që do të trondisë ‘themelet’ e Shqipërisë

449
0
Shares

Gazetari David Beriain nis këtë javë udhëtimin e tij nga ‘çizmja’ e Italisë drejt brigjeve shqiptare, një enklavë ku kamerat e emisionit ‘Clandestino’ do të dëshmojnë se si bëhet trafiku i drogës nga Shqipëria për në Itali.

Kamerat e emisionit do të dokumentojnë shkarkimin e qindra kilogramëve kokainë që vijnë nga Shqipëria për të shkuar më pas në duart e mafies italiane.

Pas shkarkimit të drogës, gazetari do të shoqërohet nga mafia lokale dhe shqiptarët, në një shtëpi ku ata do t’i shpjegojnë atij se si funksionon biznesi.

I intriguar nga gjithçka që i është thënë, gazetari do të udhëtojë drejt Shqipërisë për të mësuar më shumë për kulturën dhe traditat e një shoqërie pak të njohur jashtë vendit tonë.

Beriain ka mundur të futet në zemrën e kësaj organizate të tmerrshme kriminale.

Në reportazhin e gazetarit David Beriain, hakmarrja cilësohet si një domosdoshmëri në jetë. Vrasja e një të afërmi nënkupton kërcënimin me vdekje për të gjithë meshkujt në familjen e vrasësit. Një kod hakmarrjeje që artikulohet nëpërmjet ligjeve të padëshirueshme të njohura si ‘kanuni’.

Mafia shqiptare është një organizatë hermetike e formuar nga klane familjare të sunduara nga një kod stërgjyshori nderi dhe hakmarrjeje.

David Beriain do të njihet me rrënjët e kësaj shoqërie në përpjekje për të kuptuar se si janë shndërruar nga diçka lokale në një krim autentik shumëkombësh.

Për këtë, gazetari i shoqëruar nga anëtarët e këtij klani, për të hyrë në bizneset e tyre të paligjshme, të takojë njerëzit që prodhojnë bombat e tyre dhe madje të fitojnë në mënyrë klandestine një identitet të ri shqiptar.

Ky episod i ri i ‘Clandestino’ do të përfshijë gjithashtu një nga intervistat më të forta dhe më të vështira që është marrë në historinë e këtij e programi.

David Beriain do të takohet në male me një njeri të arratisur, një njeri i kërcënuar me vdekje nga ligjet e ‘Kanunit’ dhe i detyruar të bëjë në jetë të vetmen gjë që ai di të bëjë: vrasjen.

Gjatë intervistës, ‘i arratisuri’ tregon sikletin e tij para kamerave, duke mbajtur një pistoletë dhe dy granata dore në çdo moment.

E vërteta është se ai pranoi të jepte intervistë për shkak se shefi i mafias me të cilin gazetari dhe ekipi i tij po filmonte, ia kërkoi si nder. Në fund ai u bëri të qartë të gjithë të pranishmëve duke i dhënë dorën Beriainit: ‘Faleminderit atij që të solli, sepse po të ishte për mua tani unë do t’ju vrisja të gjithëve’.

‘Clandestino’ me David Beriain, është një format gazetaresk investigativ i futur në botët më hermetike dhe të rrezikshme klandestine në planet. Këtë sezon do të trajtohen rrëmbimet në Venezuelë, ‘Baby Camorra’, mafia në Shqipëri, trafikimi i armëve në Shtetet e Bashkuara, Meksikë, Guatemala, El Salvador ose Kolumbia dhe trafiku i drogës në këtë vend të fundit pas epokës së artë të Pablo Escobar.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY