Petrit Vasili: Kontrata e Veliajt me Tiranën ka përfunduar

Petrit Vasili: Kontrata e Veliajt me Tiranën ka përfunduar

161
0
Shares

Ka krijuar jo pak zhurmë në opinionin publik deklarata e kryetares së LSI Monika Kryemadhi, e cila tha se nuk mund të mohohet që Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka punuar për Tiranën.

Por për kreun e grupit parlamentar Petrit Vasili, kjo deklaratë e Kryemadhit është keqinterpretuar. I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës”, Vasili sqaroi se ajo çfarë ka dashur të thotë kryetarja e LSI është se Kryebashkiaku Veliaj ka punuar shumë më pak nga sa do të kishte bërë.

Sipas Vasilit, Veliaj është autori i një sërë veprash që kanë mbytur kryeqytetin dhe qytetarët siç janë sheshi “Skënderbej”, çështja e Teatrit apo edhe së fundmi ajo që po ndodh me banorët e Astirit. Ndërkohë që nënvizoi se për zgjedhjet lokale ende nuk janë diskutuar emra kandidatësh  me PD.

“Për mua kontrata e këtij Kryebashkiaku me qytetarët e Tiranës ka përfunduar. Sa i përket çështjes së punëve të bëra, sheshi “Skënderbej” është damka e zezë e këtij Kryebashkiaku” tha mes të tjerave Vasili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY