Rritet presioni ndaj Kosovës, Hahn vjen në Prishtinë: Hiqni taksën

Rritet presioni ndaj Kosovës, Hahn vjen në Prishtinë: Hiqni taksën

51
0
Shares

Eurokomisioneri Johannes Hahn do të zhvillojë gjatë ditës së sotme një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Kjo vizitë do të jetë në kuadër të situatës të nxehtë  pas vendosjes të taksës doganore 100% për mallrat që vijnë nga Serbia.

Mësohet se Hahn do të takohet me krerët më të lartë të shtetit Kosovar si, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj,  kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, si dhe liderët e opozitës.

Qëllimi i vizitës është ushtrimi i presionit ndaj Kosovës për të hequr taksën 100% për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si dhe për t’iu bërë thirrje palëve për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal.

Kujtojmë se më herët përfaqësues të ndryshëm të politikës ndërkombëtare janë shprehur kundër vendosjes së kësaj takse ku ndër ta bën pjesë edhe kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherinit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY