EMRI/Iu gjet kallashnikov në banesë, arrestohet i riu nga Tirana

EMRI/Iu gjet kallashnikov në banesë, arrestohet i riu nga Tirana

419
0
Shares

Policia e Tiranës ka zbuluar një rast të armëmbajtjes pa lejë. Sipas burimeve, i është gjetur në banesë armë zjarri kallashnikovë, karikator e një sasi fishekësh një të riu nga Tirana.

Arrestohet 30-vjeçari për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 arrestuan në flagrancë shtetasin:

Jashar Hysa, 30 vjeç, banues në fshatin Varosh.

Në fshatin Varosh/Ndroq, nga kontrolli i ushtruar në banesë këtij shtetasi i’u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikovë, një karikator dhe 146 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY