Shkon në 10 numri i të shoqëruarve tek Unaza e Re, deputeti...

Shkon në 10 numri i të shoqëruarve tek Unaza e Re, deputeti i PD-së futet në furgonin e policisë

263
0
Shares

Policia ka arrestuar në mënyrë krejt të beftë dhe me dhunë, vetëm pak pasi kishte përfunduar protesta, disa banorë në zonën e Astirit.

Sipas burimeve  janë shoqëruar 10 persona, mes tyre dhe një fëmijë minoren 13 vjeç, të cilët janë dërguar në komisariatin numër 6,

Ndërkohë sipas PD, deputeti Klevis Balliu shoqëroi në furgonin e policisë një protestues të mitur (siç jane të dhënat e deritanishme) të ndaluar nga polcia. Ata ndodhen në komisariatin 6.

Deputeti Balliu tha se e shoqëroi të ndaluarin në furgonin e policisë, sepse polcia ishte e dhunshme dhe prania e tij do të ndalonte abuzimin fizik.

Sipas raportimeve të Fax News dyshohet se disa nga banorët e shoqëruar janë Festim Maqini,  Shkelzen Sadiku, Gezim Sadiku, Altin Çeku, Adritik Çeku, Dritan Çeku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY