I ‘maskuar’ si protestues, zbulohet identiteti policit tjetër që mori pjesë në...

I ‘maskuar’ si protestues, zbulohet identiteti policit tjetër që mori pjesë në takimin me Veliajn

264
0
Shares

Ndërkohë që një natë më parë deputetja e Partisë Demokratike zbuloi identitetin e një prej efektivëve të Policisë Bashkiake, i cili u paraqit si protestues në takimin e Veliajt me banorët e Unazës së Re, sot “Nisma #thurje” ka publikuar identitetin e një tjetër efektivi.

Teksa publikon dy fotot të tij, një si protestues e një si polic bashkiak, “Nisma #Thurje” shkruan:

“Ky është Koli. Te foto lart luan rolin e banorit të shqetësuar të Unazës së Re kurse te foto poshtë pret rradhën për ti dhënë dorën shefit gjatë takimit në policinë bashkiake ku edhe merr rrogën.
Kolin me taksat tona e paguajmë dy herë. Një herë si polic bashkiak dhe pastaj si aktor në filmat që xhiron €rioni për të mashtruar qytetarët që e kanë votuar.
Neveri!”

Kujtojmë se disa ditë më parë, Veliaj mbajti një takim me disa banorë të Unazës së Re, por që PD dhe protestuesit thanë se ai ishte mashtrim, pasi anjë prej tyre nuk ka qenë në takim dhe ata nuk janë prej banorëve, por është një tentativë për të përçarë banorët dhe manipuluar të vërtetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY