“O pall merru me ata që s’kanë bukë jo me Boden” Rama...

“O pall merru me ata që s’kanë bukë jo me Boden” Rama i kthen përgjigje komentuesit

454
0
Shares

Një komentues në rrjetin social, sipas kryeministrit një profil falso, ka hedhur akuza në drejtim të Ramës me argumentin se propozimi i qeverisë për emrin e ish Ministrit të Financave, demokratin Ridvan Bode, ishte një diversion për të lënë mënjanë atë që po ndodh në të vërtetë në Shqipëri me gjendjen ekonomike dhe mënyrën e keqe të qeverisjes.

Si kundërpërgjigje, kryeministri është shprehur se ai personalisht vetëm një herë e ka takuar Boden dhe se për postin e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë i ka dërguar thjesht një sms dhe ka marrë një përgjigje pozitive nga ana e ish Ministrit. Rama shton se pavarësisht faktit se Bode ka qenë deri dje deputet e ish Ministër i PD-së, kjo nuk do të thotë se ai nuk është një profesionit që i hyn në punë Bankës dhe interesave të vendit.

Komenti:

“O pall shif ato që skanë buk me hongër se ike lon tek rruga me polica dhe do me ju prish shpiat dhe mos bo diverezion me Ridvan tradhtarin se nuk i ha populli manovrat e tua. Ke për të ik zvarrë o legen”

Pergjigja e Rames:

O Ismet, more Ismet, Ridvan Boden e kam takuar vetëm njëherë në jetë, pa asnjë lidhje me politikën, kur ishte deputet i thjeshtë. Shumë kohë më pas kur në kabinet po përgatismin propozimet e qeverisë për tre anëtarët, i kam çuar një SMS interesimi për kandidaturën e tj. Ish-ministri i financave është përgjigjur pozitivisht. Bode u shpall tradhtar nga partia e tij dje. S’do kisha humbur asnjë sekondë me ty Ismet, sepse je një profil falso. Vazhdo merri ajër kësaj toke.

Arsyeja e propozimit tim, dhe a e ka tradhtuar ai partinë, apo partia atë, këtë debat bëjeni në klubin e SHQUP-it aty ku bisedoni me Babalen, dëshmitarin X e kadrinjtë e tjerë. Ndërsa BSH nuk është as e partive dhe as e kadrinjve.

Flamuri i vetëm është ai i interesave kombëtare. Të jesh i propozuar për të kontribuar në bordin e BSH duhet thjesht të jesh një profesionist. Arben Malaj dhe Ridvan Bode janë dy ish-ministra, sot jashtë rolit partiak, por kur vjen puna te proceset vendimmarrëse të BSH, janë dy figura të vlefshme në shërbim të politikës monetare të vendit tonë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY