Dita Kombëtare e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Presidenti Meta krah Zaevit

Dita Kombëtare e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Presidenti Meta krah Zaevit

57
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në koncertin festiv me rastin e Ditës Kombëtare të Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Krah kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, kreu i shtetit shqiptar tha se respektimi i pakicave dhe minoriteteve është vlerë e shtuar për të gjitha vendet e rajonit tonë.

Ilir Meta: Rajoni ynë ka kaluar shumë vështirësi dhe sfida. Është koha për më shumë bashkëpunim, respekt reciprok, bashkëjetesë dhe mirëkuptim. Respektimi i pakicave dhe minoriteteve është vlerë e shtuar për të gjitha vendet e rajonit tonë.

Ndaj le ta ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët europiane, në mënyrë që t’u lemë brezave që vijnë pas nesh një rajon më të sigurtë, më të zhvilluar, por njëkohësisht edhe mundësi më të mëdha për të jetuar në të.

Duke vënë në dukje se ky vit shënon edhe 550-vjetorin e ndarjes, jo nga jeta, “por i vulosjes së përjetësisë së Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, Heroit Kombëtar të shqiptarëve, por edhe të Europës”, Presidenti Meta nënvizoi faktin se “jeta, vepra dhe luftërat e tij janë udhërrëfyesi më i mirë për të gjithë ne, për identitetin dhe përcaktimin tonë europian.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY