Mbrojtësit e Teatrit i bashkohen banorëve të Astirit: “Rama, një diktator në...

Mbrojtësit e Teatrit i bashkohen banorëve të Astirit: “Rama, një diktator në tentativë…”

118
0
Shares

Banorët e Astirit bllokuan edhe  pasditen e sotme rrugën tek Unaza e Re.

Kjo është dita e 17 që protestojnë dhe banorët mbeten të vendosur për të mos u tërhequr pa marrë garancinë për dëmshpërblimin 100% të banesave të tyre që do t’u prishen për shkak të projektit të Unazës së Madhe.

“Qeveri e korruptuar”, “Nuk na ndalni dot”, ishin disa nga thirrjet e vazhdueshme të protestuesve.

Veç deputetëve të opozitës,  sot në mbështetje të tyre ishin dhe aktivistët e mbrojtjes së Teatrit Kombëtar, aktori Neritan Liçaj, regjisori Robert Budina dhe pedagogu Ervin Goci, të cilët u solidarizuan me banorët.

Liçaj: Mos lëvizni nga vendi se kanë frikë ata. Të jeni të bindur se nga qytetari kanë frikë të gjithë diktatorët. Rama është një dikator në tentativë se nuk ka takat me qenë diktator. Por shumë shpejt do ta hajë kokën siç po e ha. Të mos harrojë pushteti se një ditë do ti mblidhemi aty të gjithë shqiptarët se na ka ardhur në majë të hundës treçerekut të Shqipërisë. Qëndroni, qëndroni, asgjë nuk kanë çfarë t’u bëjnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY