Ambasada e SHBA-së: “Presim hetim të plotë për Ervis Martinaj dhe ish-Ministrin...

Ambasada e SHBA-së: “Presim hetim të plotë për Ervis Martinaj dhe ish-Ministrin Tahiri…”

171
0
Shares

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë pret hetim të plotë të vrasjes në zonën e Bllokut në kryeqytet, sikundër edhe për rastin e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

REAGIMI I AMBASADES AMERIKANE:

“Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin”.

Ambasada thekson se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY