Deputetët thyejnë rregullat, “sfilatë mode” dhe celularë

Deputetët thyejnë rregullat, “sfilatë mode” dhe celularë

197
0
Shares

Paraqitja e deputetëve në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë është përcaktuar qartë nga udhëzuesi strikt mbi etikën i miratuar në fund të shtatorit nga vetë ato.

Rregullorja nuk lejon funde të shkurtra, as dekolte, gjithashtu ndalohet që deputetët të mbajnë veshje sportive, lëkurë apo ngjyra të ndezura.

Por këtë te enjte këto rregulla janë veçse në letër për disa prej të zgjedhurve tanë.

Takat mbi 7 cm për deputetet vajza dhe gra janë të papërshtatshme për tu paraqitur në seancë plenare, ndërsa për deputetët meshkuj duhet të veshin vetëm këpucë serioze dhe jo atlete.

Madje nësë veshja është e papërshtatshme, drejtuesi i seancës ka të drejtë të nxjerrë jashtë, një veprim që deri më tani nuk ka ndodhur.

Një tjetër pikë e rëndësishmë është shmangia e makiazhit dhe parfumit të tepruar, shmangia e aksesorëve të mëdhenj dhe me ngjyrë të fortë. Gjithashtu nuk lejohet lyerja e flokëve dhe thonjve në mënyrë ekstravagande.

Në Kodin e Etikës, 140 deputetëve u ndalohet përdorimi i celularëve, me qëllim që të mos tregojnë mungesë respekti ndaj kolegëve gjatë diskutimit.

Por në senacën plenare disa prej tyre i përdorin smartfonët për tu bërë foto kolegëve të tyre në foltore, ndërsa të tjerë merren me rrjetet sociale.

Ka edhe nga ata deputetë që me anë të aparatit telefonik zhvillojnë edhe ndonjë bisedë në mënyrë të hapur, ndërsa të tjerë, përdorimin e celularit mundohen ta bëjnë fshehurazi./oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY