Bomba e gazetarit: Higuain është penduar që shkoi tek Milani, çfarë do...

Bomba e gazetarit: Higuain është penduar që shkoi tek Milani, çfarë do të ndodhë në Janar

82
0
Shares

Kartoni i kuq i marrë në sfidën Milan-Juventus dhe sjellja më pas, me revoltë personale ndaj arbitrit Mazzoleni mund të jetë vetëm maja e ajsbergut për Gonzalo Higuain, që fsheh pakënaqësi.

Telesport shkruan se një pakënaqësi dhe mërzi e cila buron prej verës së shkuar, kur te Juventusi e flakën, pasi morën Cristiano Ronaldo.

Higuain pranoi kuqezinjtë, edhe pse ishin plani “C”, pra i fundit. Me kalimin e kohës, Pipita nisi të mendonte se ndoshta kishte bërë gabimin e madh. Luca Serafini, gazetar prej me shumë se 20 vjetësh dhe shumë pranë botës “Milan”, ka lëshuar një bombë: Higuain është mërzitur te Milani dhe pikërisht nervat e shfaqura ndaj Juventusit, ku humbi edhe penallti, janë rezultat i asaj që mban brenda tij.Drejtuesit e Milanit e dinë dhe madje formula e huazimit me të drejtë blerje mund t’i lehtësojë këtë situatë”.

Një bombë që ka lënë të gjithë gojëhapur, ndërsa gazetari i Milanit, Serafini, vijon me tezën e tij, duke këmbëngulur se Higuain pret janarin dhe motivi ka të bëjë me faktin se ai është në fund karriere dhe te kuqezinjtë ka kontratë 2-3 vjet, ndaj duke parë gjendjen dhe se vështirësisht do të kemi kthim në nivelet e mëdha të kuqezinjve, po mendon të largohet sa më shpejt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY