Rrëzohet në verifikim kryetarja e Gjykatës së Vlorës

Rrëzohet në verifikim kryetarja e Gjykatës së Vlorës

57
0
Shares

Kryetarja e gjykatës së Apelit te Vlorës, Alma Liçaj,nuk e ka kaluar sot vettingun ndërsa u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkak të problemeve me pasurinë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi pardje seancën dëgjimore për kryetaren e Gjykatës së Apelit të Vlorës, ndërsa hetimi ishte kryer vetëm në një kriter të rivlerësimit, atë të pasurisë.

“Nuk kam diçka për të thënë, i qëndroj shpjegimeve me shkrim që i ka depozituar, aty kam analizuar të gjitha konstatimet dhe gabimet e Komisionit dhe kam bashkëngjitur provat për të vërtetuar të kundërtën e pretendimeve”, tha ajo pas marrjes së vendimit.

Ndërkohë trupa gjykuese që ka hetuar pasurinë e gjyqtares së Apelit të Vlorës përbëhej nga relatorja Xhensila Pine, anëtari Lulzim Hamitaj dhe kryesuesi i trupës Olsi Komici.

Gjyqtarja në vlerësimet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka marrë notë maksimale por ndërkohë në drejtim të saj ka pasur edhe akuza, por për këto Komisioni ka çmuar të mos bënte hetim të thelluar, pasi është mjaftuar vetëm në kriterin e pasurisë, për të marrë një vendim.

Liçaj i kërkoi KPK-së që të kryhet një hetim i thelluar edhe për dy kriteret e tjera atë të aftësive profesionale dhe pastërtisë së figurës. Por, kërkesa nuk u pranua nga Komisioni, i cili edhe në raste të tjera në momentin që krijon bindjen se mund të merret një vendim vetëm me vlerësimin e një kriteri, e ka ndërprerë hetimin administrative dhe ka thirrur subjektin në seancë dëgjimore për t’i komunikuar rezultatet e hetimit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY