Ramadan Troci nxirret nga sistemi, prokurori i Fullanit dhe Gjikës ka probleme

Ramadan Troci nxirret nga sistemi, prokurori i Fullanit dhe Gjikës ka probleme

193
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra prokurorin Ramadan Troci pasi gjetui probleme në pasurinë e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Troci ishte kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ndërsa u bë i njohur për publikun pasi hetoi dhe arrestoi ish-guvernatorin Ardian Fullani dhe ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika.

Ku ishte problemi:

Nga hetimi janë konstatuar problematika në pasurinë që zotëron subjekti I rivlerësimit. ILDKPI ka relatuar se Troci ka burime të mjaftueshme financiare, por ka fshehur pasurine. Bëhet fjalë për një ndërtesë 32 metra katrorë në zonën e Paskuqanit, por Troci tha se ajo i përket babait të tij dhe se ai vetë nuk ka patur asnjëherë dijeni për të.

Problematike është evidentuar edhe fakti që prokurori jeton në një apartament në zonën e Pazarit të ri, që sipas Trocit i përket një mikut të tij, i cili ia ka lënë me qira. Sa i përket figurës morale, Ramadan Troci rezulton i pastër, pasi nuk janë gjetur lidhje të tij me personazhe të papërshtatshme me botën e krimit të organizuar.

Lidhur me kriterin e aftësive profesionale, Komisioni tha se janë verifikuar shtatë dosje të aksidenteve me vdekje në minierat e Bulqizës. Trupa gjykuese tha se hetimet kanë qenë të cekëta dhe jo efektive dhe faji u është lënë viktimave. Por Troci gjatë seancës së kaluar të KPK-së i rrëzoi pretendimet e Komisionit dhe argumentoi se këto pretendime janë hetuar edhe më herët nga prokuroria e përgjithshme dhe hetimet kanë rezultuar të rregullta.

Kandidati për Këshillin e Lartë të prokurorisë, foli për një sulm të paprecedentë dhe kërcënime të shumta në emrin e tij e pjesëtarëve të familjes, kur firmosi për sekuestrimin e pronave në Vlorë, në shumën e 850 milionë eurove. Kini durimin e më dëgjoni – u kujtoi ai komisionerëve – jam kërcënuar sepse preka interesa të larta e njerëz të rëndësishëm, e kam menduar se do ti shkonit deri në fund kësaj cështje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY