Zagani bën publike mesazhin: Banorët e Astirit kërcënohen, terror nga ana e...

Zagani bën publike mesazhin: Banorët e Astirit kërcënohen, terror nga ana e policisë gjatë mbrëmjes

460
0
Shares

Ish-shefi i Antidrogës, Dritan Zagani, ka publikuar një mesazh të një protestuesi i cili i ka shkruar lidhur me protestën dhe situatën në Astir ku sipas projektit të ri, do të shemben disa ndërtesa dhe biznese.

Ky banor i  shkruan Zaganit, se pas shkrimit të tij në mbështetje të banorëve të “Astirit”, disa persona po ushtrojnë presion në forma të ndryshme ndaj tyre nga ana e policisë e veshur civile që banorët të ndalojnë së protestuari.

Postimi i plotë i Zaganit:

Nga inbox….!

PERSHENDETJE Z.ZAGANI ,doja te beja me dije se pas nje shkrimi te bere nga ana jote ku mbeshtesje protesten e disa banorve ne Tirane kundra prishjes te banesave te tyre,ka filluar nje terror nga ana e oficereve te policise te veshur civile gjate oreve te mbremjeve,presjoni eshte qe ne mos te dalim me ne proteste ,nje banor me tha se mbreme e kishin ndaluar dy nga keta personat ku i kishin the ne se burgu do tju dukej lule perpara asaj qe do ti ndodhte nese do dilte prap ne proteste ,kurse sonte pak pas ores 7te mbremjes mua personalisht para portes se shpise time mu afru nje makine tip nisan mikra me xhama te zi e me targa gjermane ,pasi me thirri me nje menyre arrogante filloj te me bente presjone nga me te ndryshmet,ajo qe me beri pershtypje ishte qe ne momentin qe po largoheshin ndaloi edhe njehere dhe nga xhami makines me tha,ej se mos kujtoni se do tju ndihmoje Zagani nga interrnimi me ato shkrimet e tije .ne te vertete spo kemi me besim edhe nga shteti jone me sjellen terrorizuse qe po ben ndaj ketyre qindra familjeve qe jane ne te drejten e vet.

P.s…si thote nje fjale e vjeter “qenit kur i vjen ngordhja shkon e pshurr ne dere te xhamise”…thua ta kene kuptuar valle dhe rilindesit mavi qe po.afron fundi….!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY