Pranga shqiptarit në Itali, i gjendet laboratori 200 mijë euro kokainë në...

Pranga shqiptarit në Itali, i gjendet laboratori 200 mijë euro kokainë në shtëpi

128
0
Shares

Një 49 vjeçar shqiptar u prangos nga karabinierët në Pesaro, Itali. Ai shiste doza kokaine nga 50 deri në 100 euro.

Sipas medieve italiane, ai u identifikuar nga policia pasditen e së premtes, duke kontaktuar “klientë” të rinj në rrugë. Hetimet bënë të mundur identifikimin e tij, i pa dënuar më parë dhe i papunë.

Pasi u kap në flagrancë, Karabinierët kanë identifikuar vendbanimin e tij, duke zbuluar një laborator me doza të ndryshme për prerjen e kokainës, peshore elektronike dhe para.

Një tjetër sasi kokaine u gjet në makinë, me një peshë totale gati 1 kg, me një vlerë prej rreth 200 mijë eurosh. Burri u arrestua dhe u burgos në burgun e Pesaros.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY