“Karafil-Kryeministri e pranoi me në fund vetë se ka dhunuar Kushtetutën”

“Karafil-Kryeministri e pranoi me në fund vetë se ka dhunuar Kushtetutën”

167
0
Shares

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka akuzuar Kryeministrin Rama për “dhunim të Kushtetutës”, në lidhje me propozimin e emrit të Sandër Lleshit për ministër të Brendshëm.

Manjani, duke iu referuar dokumentit themeltar të shtetit, thekson se ushtarakët aktiv nuk lejohet të zgjidhen as deputetë.

POSTIMI I MANJANIT:

Kush është dhunuesi i Kushtetutës?!
———————-
Karafil-Kryeministri e pranoi me në fund vetë, shkresërisht, se ka propozuar një Gjeneral aktiv për detyrën e Ministrit.

Për sqarim: sipas nenit 69.1/b të Kushtetutës, ushtarakët aktivë nuk lejohen as të kandidojnë për deputetë. Të zgjidhen jo e jo.

Nga ana tjetër neni 103.1 e Kushtetutës, barazon statusin juridik të ministrit me deputetin. Pra nëse nuk bëhesh dot deputet, nuk bëhesh as ministër.

Kjo është Kushtetuta!

Karafil-Kryeministri e pranoi se e ka shkelur këtë rregull të Kushtetutës, vetëm sot që propozon nxjerrjen e gjeneralit nga shërbimi aktiv!

Por nga ana tjetër do ti duhet ti japë llogari dikujt si e emëroi Zv. Ministër personin që nuk e bënte dot ministër në shkelje të Kushtetutës?!

E kujtoni sa helm ha hedhur gjithë këto ditë, për medemek “shkelje të Kushtetutës” nga Presidenti?! Nuk ka ndodhur vjet as para një muaji, por javën që kaloi.

Ja si u katandis Karafili! Mrekullia Kushtetuese e këtij vendi!

Dhunuesi më u madh i Kushtetutës e ligjeve të këtij vendi.

SPAK do të duhet të hetojë mirë këtë Kryeministër, praktika e punës e të cilit nisen dhe përfundon në injorim dhe dhunim total të Kushtetutës dhe ligjeve!

Nuk është vetëm çështja e marrëdhënieve emërim shkarkim, por ka gjëra të tjera që kanë sjellë pasoja të tënda, duke filluar nga tërësia territoriale e deri tek zhdukja e parave e pasurisë publike në mënyrë abuzive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY