Pak minuta pas deklaratës së Metës, Rama ridërgon kërkesën për dekretim të...

Pak minuta pas deklaratës së Metës, Rama ridërgon kërkesën për dekretim të Sandër Lleshit

117
0
Shares

Ashtu siç e paralajmëroi një ditë më parë, kryeministri Edi Rama i ka ridërguar Presidentit Meta kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshajt në krye të ministrisë së Brendshme.

Edi Rama: Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.

Rama u shpreh se besonte se  pas 7 ditësh Presidenti Meta do të bindet për dekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. 

“Nëse nuk ka asnjë axhendë personale, nuk ka asnjë motiv që ta refuzojë dekretin. Letra e Presidentit nuk ka pasur asnjë referencë Kushtetuese, por vetëm ka deklaruar se nuk kam bindjen për Sandër Lleshin”, tha Rama një ditë më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY