Donald Trump “kapet” me gazetaren: Kjo është pyetje raciste

Donald Trump “kapet” me gazetaren: Kjo është pyetje raciste

76
0
Shares

Gjatë konferencës për shtyp, një gazetare e CNN pyeti Donald Trump nëse republikanët mbështesin nacionalistët e bardhë. Presidenti e konsideroi pyetjen e  Yamiche Alcindor, një gazetare me ngjyrë si ‘raciste’.

Biseda mes tyre

Gazetarja: Disa thonë se partia republikane shihet si mbështetëse e nacionalistëve të bardhë.

Trump: Nuk e besoj.

Gazetarja: Çfarë do bëni ju për këtë?

Trump:  Nuk e di. Përse kam numrin më të lartë të sondazheve ndonjëherë me afrikano-amerikanët? Pse kam numrat më të lartë të sondazhit me afrikano-amerikanët? Kjo është një pyetje raciste. Sinqerisht e di që e keni shkruar atë pyetje, por është raciste.

Më vonë, Trump u pyet për komentet e fundit nga ish-avokati i tij Michael Cohen që thoshte se presidenti ka bërë komente raciste në të kaluarën.

“Kjo është e rreme. Unë kurrë nuk do ta bëja këtë dhe nuk do të përdorja komente raciste”, përfundoi Trump.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY