Vrasja e Kacifasit, avokati i familjes tregon vendimin e fundit për mediat...

Vrasja e Kacifasit, avokati i familjes tregon vendimin e fundit për mediat greke

146
0
Shares

Pas ditësh hetimesh, ekspertizash dhe analizash, mësohet se trupi i Katsifasit do t’i rikthehet familjes së tij.

Këtë e ka bërë me dije vetë avokati i familjes së 35-vjeçari Konstantinos Kacifas. Ai ka folur për mediat greke duke treguar se trupi i Kacifas do t’i kthehet familjes ditën e martë.

Sipas tij, autoritetet shqiptare kanë rëndë dakord t’i dorëzojnë trupin e të ndjerit familjes.

Avokati Efthimios Navridis tha për ANT1 se hetimet nga pala shqiptare kanë përfunduar.

35-vjeçari mbeti i vrarë në Bularat, pas përplasjes me forcat Renea. Ngjarja ndodhi më 28 tetor në fshatin Bularat të Gjirokastrës ku po mbaheshin festime për nder të ditës së Greqisë.

NGJARJA

Ngjarja ndodhi ditën e dielë kur Kostandinas Kacifa nisi të qëllonte me armë zjarri në ajër, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, të cilët ishin mbledhur në qendër për të festuar festën e Greqisë, e cila si çdo vit po organizohej edhe në këtë fshat.

Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat shkuan shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Kostandinos Kaçifa pasi ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre. Pas kësaj nisi aksioni i policisë për ta kapur të riun, i cili duke qenë se nuk pushonte së gjuajturi me armë ndaj bluve, këta të fundit e qëlluan me armë në kraharor për të ndaluar sulmin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY