‘Mos më bini kot mbi kurriz’, reagon ministrja pas shprehjes së bujshme...

‘Mos më bini kot mbi kurriz’, reagon ministrja pas shprehjes së bujshme që theu rrjetin

313
0
Shares

Ka disa orë që shprehja e saj është bërë virale në rrjetet sociale, ku qindra përdorues po e përdorin shprehjen e saj duke u tallur.

Ministrja  Kumbaro citoi një shprehje pa i përmendur emrin shkrimtarit të njohur botërisht, John Water, e cila kishte si qëllim të nxiste për të lexuar librat.

Në reagimin e saj, Kumbaro shpreh keqardhje dhe shprehet se duhet mirëkuptuar qëllimi jo përkthimi i gabuar.

Shprehja thotë’ nëse ‘përfundoni me dikë në shtëpi, dhe ai/ajo s’ka libra, atëherë mos shkoni në shtrat me të’

Reagimi i Kumbaros:

Me keqardhje për të gjithë vorbullën e krijuar nga një citim origjinal i John Waters, i cili, siç ia arriti qëllimit kur e tha dhe bëri të flitej për librat, ia arriti përsëri edhe këtu, paçka se këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në “kurrizin” tim,

I ftoj të gjithë të mirëkuptojnë qëllimin nxitës për të mos e braktisur librin e leximin, si edhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar, të këtij teksti

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY