‘Femrat trajtohen si m*t’, e dashura e blogerit të famshëm shpërthen në...

‘Femrat trajtohen si m*t’, e dashura e blogerit të famshëm shpërthen në lot pas pyetjes së Kejvinës

124
0
Shares

Nas Daily, blogeri i famshëm izraelito-palestinez, vizitoi Shqipërinë dhe përmes videove të shkurtra promovoi Shqipërinë, por nga ana tjetër dhe nxorri në pah disa nga temat dhe problematikat e vendit tonë.

Ai ishte i ftuar në emisionin e Ermalit, ku në fakt ajo puntatë u kthye në një mësim për pyetjet me spec të Kejvinës dhe degradimin e emisioneve shqiptare.

Nas shoqërohej nga e dashura e tij Aline, e cila nuk qëndroi në hijen e tij, por shpeshherë shpërtheu në komente dhe reagime në situata të caktuara.

Ka qenë një pyetje e Kejvinës ”Udhëtimet i bën për të kapur goca?!”, çfarë acaroi situatën dhe bëri që e dashura e tij të shpërthente në lot.

Ajo e ka cilësuar si të pavend dhe më pas lëshoi një apel të fortë, duke dënuar trajtimin e femrave si objekt seksual në Shqipëri.

Kjo pyetje është e papërshtatshme, unë e di që këtu jemi në Shqipëri dhe ju nuk i respektoni gratë, por kjo për mua do të thotë shumë. Shteti juaj ka një problem, atë të keqinterpretimit të figurës së femrës dhe shkeljen të drejtave të saj. Jam e mërzitur me këtë botë, sidomos me Shqipërinë ku femrat në rrugë trajtohen si m*t, si objekte seksi.

Mamaqi ka kërkuar që kjo skenë të pritej, por ka qenë dëshira e çiftit, që kjo temë të diskutohej dhe publiku ta shikonte. Kjo ka detyruar moderatorin ta fusë këtë pjesë në transmetim, duke e paraqitur si një video pas kuintave.

Situata u agravua edhe më tej, kur Ermal Mamaqi postoi pjesën ku Aline u përlot, në profilin e tij në Instagram me përshkrimin “Edhe kjo sna kishte bërë vaki”.

Ajo çfarë nuk pritej ishte një koment i blogerit Nas nën video.

Ai shkruante:

Vëlla, kjo nuk është e drejtë. Kë lënë jashtë fillimin e intervistës. Pjesën ku u tregove i pasjellshëm ndaj meje dhe të dashurës time. Ke lënë jashtë pjesën ku njerëzit mund të shihnin sa e shëmtuar ishte ajo intervistë. Prisja më mirë, plako. Nuk mendoja se do e ktheje situatën në këtë mënyrë.”

Në video pjesën e debatit e gjeni në minutën e 24

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY