Vrasja e Kacifasit, Ardi Veliu pret delegacionin me policët grekë

Vrasja e Kacifasit, Ardi Veliu pret delegacionin me policët grekë

172
0
Shares

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka pritur një delegacion të Policisë greke në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë së shtetit, bëhet me dije vetëm se gjatë takimit, përfaqësuesit e dy policive shkëmbyen informacion mbi operacionin ku mbeti i vrarë shtetasi Kostandinas Katsifas.

Ekipi grek do qëndrojë në Tiranë deri në mbyllje të hetimit. Më herët u njoftua se oficerë të policisë greke ishin informuar në Tiranë prej homologëve të tyre shqiptarë mbi “pika të rëndësishme” të operacionit që çoi në vdekjen e shtetasit Kostandinos Katsifas.

Agjencia shtonte se pala greke është në pritje të raportit nga prokuroria e krimeve të rënda, bashkë me të gjitha provat përkatëse.

Duke iu referua sërish burimeve diplomatike, agjencia nënvizon se Greqia konsideron të domosdoshme përmbushjen e menjëhershme të kërkesës së familjes për marrjen e trupit dhe kryerjen e varrimit, “kërkesë që në asnjë rast nuk ndikon të drejtat proceduriale, siç ato parashikohen nga legjislacioni shqiptar”.

Ditën e djeshme, babai i Katsifasit u paraqit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë e tij dhe për t’iu qëndurar deklaratave të tij se kërkon zbardhjen e vrasjes. Nga ana tjetër, familjarët kanë kërkuar trupin e 35-vjaçerit dhe bëjnë thirrje që kjo ngjarje të mos përdoret për politikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY