VIDEO/ Dalin pamjet nga aksidenti i shqiptarëve që plagosën 5 persona në...

VIDEO/ Dalin pamjet nga aksidenti i shqiptarëve që plagosën 5 persona në Itali

151
0
Shares

Disa ditë më parë dy shqiptarë duke u përpjekur t’i shpëtonin policisë italiane, me makinën e tyre të vjedhur plagosën pesë persona.

Dy shqiptarët refuzuan fillimisht t’i ndalonin policisë dhe më pas për t’i shpëtuar kapjes u futën kundërvajtje në një rrugë. Si pasojë, u përplasën me një makinë, me të cilën po lëvizte një familje lituaneze me katër persona dhe një grua 61-vjeçare që po lëvizte me biçikletë u aksidentuan nga makina e shqiptarëve.

Siç edhe shihet në videon e publikuar nga mediat italiane, pas aksidentit shqiptarët u larguan menjëherë nga makina e tyre e vjedhur.

Njëri prej tyre ia doli që t’i shpëtonte policisë, ndërsa tjetri vazhdon të kërkohet nga autoritetet italiane. 35-vjeçari i kapur ishte i njohur për policinë italiane pasi ishte kapur edhe më parë për vjedhje, shkelje të rregullave të qarkullimit dhe rezistencë ndaj forcave policore.

Në gjendje të rëndë ndodhet shoferi  48-vjeçar i makinës dhe e moshuara që po udhëtonte me biçikletë.

Policia italiane ka vijuar punën për kapjen e shqiptarit  të shpallur në kërkim ndërsa ende nuk janë bërë të ditur identitetet e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY