Rrëzohet rezoluta e opozitës për dialog me Serbinë, deputetët largohen nga salla...

Rrëzohet rezoluta e opozitës për dialog me Serbinë, deputetët largohen nga salla e Kuvendit

79
0
Shares

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk miratuan Projekt-Rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me “angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e ‘shkëmbimit të territoreve’ apo ‘korrigjim të kufijve’.

Sipas Telegrafit, me 50 pro, dhe asnjë kundër dhe asnjë abstenim nuk u miratua Projektrezoluta e LDK-së.

Ndryshe, kundër Rezolutës ishin PDK, AAK dhe Nisma, ndërsa pro Rezolutës kanë votuar deputetët e LDK-së, Vetëvendosjes dhe PSD-së.

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se edhe pas takimit me shefat e Grupeve parlamentare nuk kanë arritur t’i harmonizojnë qëndrimet rreth Rezolutës.

“Nuk kemi arritur të dakordohemi…”, tha ai.

Por, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tha se PDK-ja, nuk do ta përkrahë këtë rezolutë.

Shefi i Grupit parlamentar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se situata në të cilën gjendet vendit kërkon masa preventive, ku sipas tij, presidentit Thaçi duhet t’i ndalohet të merret me çështjen e dialogut me Serbinë.

Ndërkaq, shefi i Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi theksoi se askush nga personalitetet shtetërore nuk ka të drejtë të bisedojë për territorin e Kosovës. Ai tha se askush nuk ka të drejtë të diskutojë për territorin pasi kjo çështje është e rregulluar me Kushtetutën e Kosovës.

Rezoluta e propozuar nga LDK kishte vetëm një pikë, e që e definon territorin si të pandashëm, ku as presidenti dhe askush tjetër nuk ka mandat për të diskutuar për territorin e Kosovës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY