Marku – Tahirit: “Nëse del i pafajshëm, do jesh përsëri fajtor…”

Marku – Tahirit: “Nëse del i pafajshëm, do jesh përsëri fajtor…”

104
0
Shares

Analisti Mark Marku, të enjten, deklaroi se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri edhe nëse del i pafajshëm nga drejtësia, ai mbetet përsëri fajtor në planin moral.

Marku u shpreh në studion e emisionit ‘Opinion’, se realiti i shfaqur në Shqipëri në lidhje me aktivitetin e kanabisit në vend ishte i frikshëm dhe masiv.

Ai tregoi se kur ishte çështja e negociata është thënë se reagimi i BE-së ndaj Shqipërisë do matet edhe në raport me seriozitetin që tregohet në trajtimin e çështjes Tahiri.

Marku: Kur ishte çështja e negociatave është thënë se reagimi i BE-së ndaj Shqipërisë do matet edhe në raport me seriozitetin që tregohet në trajtimin e çështjes Tahiri. Ka të dhëna të pafund, përgjimet e policisë ku përmes të cilave kuptohej se punonin si punëtor ngarkim-shkarkimi të thasëve të kanabisit. Janë gjetur depo të mbushura me lëndë narkotike dhe ka vazhduar zbulimi i tyre në kohë. Rasti tjetër, ose ke qenë totalisht i paaftë dhe nuk ke kuptuar asgjë përtej zyrës së ministrisë së Brendshme dhe ose ke bashkëpunuar me krimin. Mirëpo, unë nuk t’a vë fajin ty për këtë çështje. Unë mendoj se gjithë ai aktivitet kriminal nuk mund të bëhej pa një konsensus politik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY