EMRI/Me kallashnikov në banesë, arrestohet i riu nga Fushë Kruja

EMRI/Me kallashnikov në banesë, arrestohet i riu nga Fushë Kruja

175
0
Shares

Një 22-vjeçar nga Fushë-Kruja është arrestuar nga policia pasi është kapur me armë në banesën e tij.

Policia ka rënë në gjurmët e tij pas shqetësimeve të banorëve të zonës, se në banesën e tij dëgjoheshin të shtëna arme.

Njoftimi i policisë

Bashkëpunimi me komunitetin vë në pranga një 22-vjeçar për “Armëmbajtje pa leje”. Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov dhe 15 fishekë luftarakë. Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë apo mbajnë armë në banesë pa leje, si dhe falë bashkëpunimit me komunitetin shërbimet e Policisë Krujë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• Edison Ajazi, 22 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.

Arrestimi i tij u bë pasi u mor informacion se, në lagjen “Magaze” ka të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së shtetasit  Edison Ajazi. Menjëherë u organizua puna dhe u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Edison Ajazi, ku në dhomën e gjumit të tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale  një armë zjarri automatik model 56, një krehër me 15 fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve të para, materialet në ngarkim të shtetasit Edison Ajazi  iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi pa leje i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY