EMRI/Arrestohet kryeinfermierja në Cërrik, akuzohet për korrupsion

EMRI/Arrestohet kryeinfermierja në Cërrik, akuzohet për korrupsion

78
0
Shares

Shpresa Tollumi është arrestuar nga policia ditën e sotme. Ajo është kryeinfermiere pranë Shtëpisë së Mbështetur “JETA” në Cërrik, në varësi të Spitalit Psikiatrik Elbasan.

Tollumi akuzohet për korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u ndalua shtetasia: Shpresa Tollumi, 50 vjeçe, banuese në fshatin Bujaras, Elbasan.

Ndalimi i saj u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka urdhëruar ndalimin e saj për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Materialet iu referuan Prokopisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY