Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK: Të shkarkohet prokurori Besnik Muçi

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK: Të shkarkohet prokurori Besnik Muçi

95
0
Shares

Komisioneri Publik ka depozituar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA)pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 58, datë 1. 8. 2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), për subjektin e rivlerësimit, Besnik Muçi, Prokuror në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

Sipas Komisionerit Publik, subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nuk e justifikojnë pasurinë.

“Shkaqet përcaktuese për të cilat Komisioneri Publik çmon se ky vendim i Komisionit nuk është i drejtë, qëndrojnë në vlerësimin se subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nuk arrijnë të justifikojnë bindshëm burimin e ligjshëm të të ardhurave dhe pasurive, referuar nenit D/3, të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 30, të ligjit nr. 84/2016. Subjekti i rivlerësimit nuk justifikon burimet financiare të shpenzimeve dhe kursimeve për vitet: 2003, 2004 dhe 2005, si dhe gjendet në kushtet e mosdeklarimit të pasurisë dhe deklarimit të pamjaftueshëm të saj, referuar nenit D, pika 1 dhe 5, të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 61/3, të ligjit nr. 84/2016”, thuhet në njoftimin e Komisionerit Publik.

Ky institucion kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që, në përfundim të gjykimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të shkarkojë nga detyra subjektin e rivlerësimit, Besnik Muçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY