Vasili: Rama qeveris vetëm 4% të shqiptarëve në portalin e tij

Vasili: Rama qeveris vetëm 4% të shqiptarëve në portalin e tij

75
0
Shares

Për kreun e grupit të LSI-së, Petrit Vasili, Edi Rama qeveris 4 për qind të shqiptarëve. Reagimi vjen pas Rama tha në Has se 16 mijë ankesa të qytetarëve janë zgjidhur në portalin Shqipëriaqëduam.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Kryeministri qe qeveris 4% te shqiptareve….

Ne diarrene e tij mediatike, kronike tashme, kryeministri na tha qe ka zgjidhur 16 mije halle me portalin e tij,pasi shtet nuk ka me kjo dihet.

Hajt ta besojme kryeministrin,ç’te keqe ka le ta quajme te vertete.

Por e vertete e madhe dhe e pakundershtueshme eshte, qe mbi 360 mije shqiptare kane aplikuar per llotarine amerikane,pra edhe 360 mije shqiptare nga hallet e pazgjidhura duan te ikin nga vendi i tyre.

Pra 4% te shqiptareve u del per zot ky dhe portali per te zgjidhur ndonje hall.

Po 96% te te tjereve, qytetare te ketij vendi, kush ju del per zot???

Kryeminister ndale budallallekun se shifrat janë kokëfortë, denglat i merr era, faktet dhe përgjegjësitë mbeten.

Ndjese kryeministrit per arsyetimet matematike,qe dihet qe nuk jane materie e tij,pasi matematiken as e di, as e kupton,as e zbaton !!! /

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY