Tuna merr dado nga Filipinet, Patrisi: Më bën masazh kur jemi vetëm...

Tuna merr dado nga Filipinet, Patrisi: Më bën masazh kur jemi vetëm në shtëpi

257
0
Shares

Altuna Sejdiu u shfaq në një intervistë televizive  mbrëmjen e djeshme. Pas disa kohësh mungesë, Tuna në një intervistë të gjatë, në emisionin ‘Xing me Ermalin’ tregoi të gjitha gjërat që nuk i dimin rreth jetës së saj, tani që ajo është bërë dhe nënë.

Përpos Tunës, i ftuar bashkë me të ishte për disa çaste dhe bashkëshorti Patris Berisha, vëllai i Robert Berishës. Patrisi dhe Tuna rrëfyen detaje nga bashkëjetesa e tyre si dhe marrëdhënia që kanë me djalin e tyre.

Pyetjes së Ermalit, sesi ia bëjnë kur lëvizin nëpër koncerte, ture të ndryshme, Tuna tha se kishin marrë një dado filipinase nga vendet aziatike, e cila qëndronte 24 orë me ta, e punësuar gjithë kohës.

Kjo sipas çiftit është një prej vendimeve më të mira që kanë marrë, pasi dadoja gatuan shumë shëndetshëm dhe përkujdeset shumë mirë për djalin e tyre.

Një prej batutave të Patrisit, e cila kaloi me të qeshura, ishte pjesa kur ai tha që dadoja i bën masazh kur Tuna nuk ndodhet në shtëpi. Tuna e kaloi me të qeshura këtë çast, ndërsa nuk munguan as të qeshurat në sallë.

(*në video bisedën për dadon e gjeni në minutën e 48)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY