Pollo ka 8 pyetje për Sandër Lleshin: “Cilat janë këshillat që i...

Pollo ka 8 pyetje për Sandër Lleshin: “Cilat janë këshillat që i dhe Ramës….”

561
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, i ka drejtuar sot 8 pyetje Ministrit të ri të Brendshëm, Sandër Lleshi, i cili u emërua një ditë më parë duke zëvendësuar Fatmir Xhafajn.

Në një postim në Facebook, Genc Pollo shkruan se nuk ka asnjë paragjykim për Lleshin, por si këshilltar i Kryeministrit për çështjet e sigurisë që nga viti 2013, do të donte t’i bënte disa pyetje. lidhur me këshillat që ai i ka dhënë Edi Ramës për disa raste specifike.

Postimi i Pollos:

Tetë pyetje për zotin Sandër Lleshi

Nuk kam paragjykim për zotin Sandër Lleshi, këshilltar i Kryeministrit për çështjet e sigurisë që nga viti 2013 dhe tashmë i propozuar për postin e Ministrit të Brendshëm nga Edi Rama.

Por do të thoja se në këtë moment publiku ka të drejtë të dijë dhe zoti Lleshi, mundësisht para votëbesimit e betimit të tij, ka për detyrë të informojë për sa vijon:

Cilat janë këshillat që z. Lleshi i dha Kryeministrit:

1- kur u mor vesh se avionë të vegjël transportonin drogë nga Shqipëria në Itali duke përdorur aeroporte ushtarake si Gjadri apo edhe aerodrome e pista rrethanore;

2- kur u bë e qartë se mohimi nga Ministria e Mbrojtjes i përdorimit të aeroporteve nga avionët e drogës rezultoi i pavërtetë;

3-Kur Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bazo në maj 2014 pretendoi publikisht se është i pamundur trasporti i drogës me avion “meqë hapsirën ajrore të Shqipërisë e monitoron NATO” çka ishte tërësisht e gënjeshtërt pasi NATO nuk ka objekt aviacionin civil e aq më pak aeroplanët privatë;

4- kur debatohej në publik se mbjellja masive e drogës vendin tonë në vitin 2016 përbënte rrezik për sigurinë publike e kombëtare;

5-Kur raportet e Europolit, Departamentit të Shtetit të ShBA, Zyrës për Drogën e Krimin të OKB (UNODC) dhanë alarmin pas vitit 2016 për kanabizimin e vendit e pasojat e rrezikshme të tij;

6-Kur rezultoi se bandat e narkotrafikantëve kontrollonin radarët e bregdetit dhe i fiknin ata sa herë u nevojitej atyre për fshehur transportet e drogës.

7-Kur një ministër i qeverisë Rama sugjeroi ndërhyrjen antidrogë të Ushtrisë pasi Policia konsiderohej e kanabizuar;

8- kur u hartua e miratua ligji mbi Forcat e Armatosura, i cili u rrëzua në vitin 2014 nga Gjykata Kushtetuese pasi transferonte të gjithë pushtetet e organeve kushtetuese tek kryeministri duke e bërë atë “edhe komandant edhe komisar” siç u shprehën ekspertët

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY