Xhudo/ Hemoragjia “dorëzon” Majlinda Kelmendin, vetëm medalje të argjendtë

Xhudo/ Hemoragjia “dorëzon” Majlinda Kelmendin, vetëm medalje të argjendtë

60
0
Shares

Fati i keq vazhdon të ndjek xhudisten Majlinda Kelmendi.

Pasi qëndroi jashtë fushave për 14 muaj, xhudistja kosovare ka humbur duelin për medaljen e artë në Grand Slamin e Xhudos i cili po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kelmendi, e cila kishte siguruar medaljen e argjendë në peshën deri në 52 kilogramë, të cilën e fitoi më pas, u dorëzua përballë rivales italiane, Odette Giufrida, pasi një hemoragji në hundë e detyroi 27 vjeçaren të tërhiqej nga gara dhe t’i gëzohej vendit të dytë në këtë kompeticion.

Medalje të argjendë fitoi edhe xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi, e cila garonte në peshën deri në 48 kilogramë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY