Vazhdojnë lëkundjet nga tërmetet e forta, epiqendra në detin Jon

Vazhdojnë lëkundjet nga tërmetet e forta, epiqendra në detin Jon

66
0
Shares

Vazhdojnë lëkundjet nga tërmetet. Epiqendra e tyre është në detin Jon.

3 tërmete të tjerë janë ndjerë njëri pas tjetrit, pas atij të fundit  që ra mbrëmë në ishullin Zakynthos në Greqi.

Sipas Institutit grek të Sizmiologjisë, rreth orës 16:07 janë regjistruar lëkundje me magnitudë 4.7 me epiqendër në detin Jon në një thellësi prej 10 kilometra nën tokë. Tërmeti është ndjerë në Zakyntho, Patra dhe Athinë.

Në orën 16:35 ka rënë një tjetër tërmet me magnitudë 4.1, epiqendra sërish në thellësin e detit Jon.

Sipas Tv Klan, në orën 16:48 janë ndjerë sërish lëkundje sizmike me magnitudë 3.8. Tërmeti është ndjerë në këto 3 qytete të Greqisë. Mediat greke nuk kanë raportuar për persona të lënduar, as për dëme materiale

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY