Salianji thirrje mazhorancës: “Shpejtoni kontrollin e integritetit dhe pasurisë së politikanëve”

Salianji thirrje mazhorancës: “Shpejtoni kontrollin e integritetit dhe pasurisë së politikanëve”

38
0
Shares

“Kërkojmë që të përshpejtohet sa më shpejt Vetingu politik dhe jo të shtyhet në pafundësi me lloj lloj marifetesh!” – Kjo është kërkesa që ka paraqitur sot deputeti demokrat Ervin Salianji, si përfaqësues i opozitës në Këshillin e Legjislacionit, në dëgjesën e organizuar nga Kuvendi për nismën e opozitës për vetingun në politikë.

“Është e qartë se mazhoranca nuk e do Vetingun në politikë, – tha Salianji. –  Nuk besoj se ka qytetar që nuk e do këtë, që nuk traumatizohet nga një kryebashkiak që thotë se unë e njoh “Niçen”, unë e njoh atë…dhe e quan normale komunikimin me ta.

Nuk ka qytetar që nuk tronditet kur dëgjon kreun e Grupit të PS, Tauland Ballën, që pohon “po, unë e kam mik atë trafikant droge të dënuar”…

Ne kërkojmë që sot të bëhet kontrolli i integritetit dhe pasurisë të politikanëve, njesoj si për gjyqtarët dhe prokurorët. Nuk ka pse ta shtyjmë këtë proces në pafundësi gjoja duke kërkuar se do të marrim mendime. Situata sot në vend është dramatike për lidhjen e personave të krimit me persona në qeverisje. Biznesi e ndien direkt këtë lidhje kur sheh koncensionet e PPPT-të. Ne duam të shkëpusim lidhjet e politikës me krimin.

Kërkoj që të përshpejtohet sa më shpejt Vetingu politik dhe jo të shtyhet në pafundësi me lloj lloj marifetesh! Kjo është kërkesa që ka paraqitur sot deputeti demokrat Ervin Salianji, si përfaqësues i opozitës, në dëgjesën e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë për nismen e opozitës të vetingut në politikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY