VIDEO/Thasë plot me kanabis, ja droga e bllokuar në Malësi të Madhe...

VIDEO/Thasë plot me kanabis, ja droga e bllokuar në Malësi të Madhe që do trafikohej në Mal të Zi

117
0
Shares

Këto janë pamjet e drogës së bllokuar në Malësinë e Madhe nga ku u arrestuan 6 persona.

Gjykata e Shkodrës dha sot masën e sigurise “Arrest me Burg” për 6 personat të cilët tentuan të trafikonin drejt Malit të Zi 80 kg kanabis.

Gjykata la në burg Kristjana Bujaj, Gjeto Pepaj, Pllum Murçaj, Lazër Murçaj, Lavdrim Nikaj dhe Ndue Nilaj. Këta shtetas u arrestuan dy ditë më parë në Tamarë të Malësisë së Madhe pasi iu gjetën 80 kilogram drogë që policia e sekuestroi.

Të dyshuarit në sallën e gjyqit nuk kanë pranuar akuzat e prokurorisë, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë lehtësuese ndaj tyre, por gjykata vendosi “Arrest me Burg”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY