Ndërroi jetë në burg, Avokati i Popullit nxjerr konkluzionet: Ja nga se...

Ndërroi jetë në burg, Avokati i Popullit nxjerr konkluzionet: Ja nga se vdiq Enea Ftoi

116
0
Shares

Sipas raportit të fundit, Enea Ftoj nuk vdiq nga dhuna policore, por nga shkaqe të tjera.

Avokati i Popullit ka dhënë konkluzionet e hetimit për shkakun e vdekjes së 27-vjeçarit rom Enea Ftoi në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Korçës.

Sipas raportit të Avokatit të Popullit, Ftoi nuk ka vdekur nga dhuna policore, siç pretendohej nga familjarët e tij, por nga sëmundja e zemrës, sëmundja e mushkrive dhe përdorimi i narkotikëve.

Në raportin e AP thuhet:

Ndaj Enea Ftoit nuk është ushtruar dhunë fizike. Janë respektuar të drejtat ligjore gjatë veprimeve të kryera nga Policia lidhur me orën e arrestimit, sigurimin e mbrojtësit, njohja me të drejtat etj.

Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor, rezulton që shkaku i vdekjes së 27- vjeçarit ka qënë ndalimi i menjëhershëm i punës së zemrës me mekanizmin e ishemisë akute të miokardit, sëmundje kronike të mushkërive dhe prezencë të produkteve narkotike.

Nga hetimi i Avokatit te Popullit rezulton se ne ambjentin e dhomave te sigurise te Komisariatit te Korces, sistemi per kontrollin, monitorimin dhe regjistrimin me ane te pajisjeve audio vizive, te veprimve te punonjësve te policise, qe kryejne me te arrestuarit/ndaluarit, marrjen ne pyetje nga perfaqesuesit e organit te akuzes, nuk funksionojne prej disa muajsh.

Gjithashtu, ne dhomen e marrjes ne pyetje te te arrestuarve/ndaluara, nuk jane instaluar kamera, edhe pse kjo parashikohet ne ligje dhe rregulloret perkatese. Megjithese ligji parashikon qe kontrolli mjekesor i te arrestuarve/ndaluarve kryhet nga mjeku apo ndihmesmjeku i Komisariatit, ne Komisariatin e Korces, kete detyre e kryente nje infermier,që sipas vleresimit te Avokatit te Popullit, nuk ka aftesine profesionale te konstatimit apo trajtimit te probleme shendetesore te te ndaluarve. 

Avokati i Popullit, referuar rastit te Enea Ftoit i ka rekomanduar Drejtorise se Policise se Korces, instalimin e sistemit te monitorimit ne dhomat e sigurimit dhe ne ambjentet e tjera te Komisariatit ku kryhet marrja ne pyetje e te ndaluarve. Si dhe plotesimin e organikes ae drejtorise me mjek me kohe te plote pune.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY