Prangoset shqiptari në Itali, masakroi me thikë e me grushte bashkëkombësin e...

Prangoset shqiptari në Itali, masakroi me thikë e me grushte bashkëkombësin e tij

82
0
Shares

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia italiane për tentativë vrasje, ngjarje e ndodhur gjatë verës në Fiano Romano.  Gjykata e Rietit vendosi masën e sigurisë arrest me burg ndaj të riut shqiptarë, pasi ka tentuar të vrasë një tjetër shqiptar më 22 korrik të këtij viti.

Hetimet e zhvilluara dhe të koordinuara nga stacioni lokal i Karabinierëve dhe Prokuroria, hodhën dritë ndaj agresionit kundër 45-vjeçar shqiptarë, i cili jetonte prej kohësh në Fiano Romano. Për ngjarjen është arrestuar në flagrancë edhe një 39-vjeçar shqiptar, i cili qëlloi disa herë me thikë në bark bashkëkombësin e tij.

Hetimet e mëtejshme kanë bërë të mundur edhe zbulimin e agresorit të dytë, 27 vjeçari i arrestuar ditën e sotme (24 tetor), i cili kishte qëlluar në mënyrë të përsëritur me grushte viktimën, ndërsa ishte i shtrirë në tokë.

Në atë kohë, 45 vjeçari u transportua për në spitalin Sant’Andrea me plagë në fytyrë dhe disa plagë të thella në pjesën e barkut.

Shqiptari 27 vjeçar u arrestua dhe u shoqërua në burgun e Rieti në dispozicion të autoritetit gjyqësor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY