EMRI/Arrestohet i riu nga Kamza, iu gjetën 14 kallëpe tritoli

EMRI/Arrestohet i riu nga Kamza, iu gjetën 14 kallëpe tritoli

65
0
Shares

Një 22 vjeçari nga Kamza i janë gjetur në oborrin e banesës 14 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol.

Policia kështu ka arrestuar 22-vjeçarin për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

– Fatjon Leka, 22 vjeç, banues në “Fushë Arrëz”, Kamëz.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në oborr i është gjetur e fshehur një qese plasmasi brenda së cilës kishte 14 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY