Zbulohen dy emrat e propozuar nga PS për në Komisionin Qendror të...

Zbulohen dy emrat e propozuar nga PS për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

88
0
Shares

Partia Socialiste ka bërë publike dy kandidaturat e saj për anëtarë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

PS i ka besuar pozicionet e saj Rezarta Bitrit dhe Bledar Skënderit, i cili është aktualisht anëtar në KQZ. Ndërkohë që PD dhe LSI nuk kanë çuar asnjë propozim për vendet vakante të tyre.

Në qershor të vitit 2014, është zgjedhur Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i besuari i Ramës, Denar Biba.

Por mesa duket, referuar kandidaturave të reja, Biba nuk është i përzgjedhuri i Ramës. Kjo për shkak se emri i tij doli në disa audiopërgjime.

Denar Biba në ato përgjime, del që shantazhon gjyqtarin shqiptar të Strasburgut, Ledio Bianku për te ndikuar mbi proceset gjyqësore qe ka qeveria shqiptare per pronat ne Strasburg.

Materiali audio është i gjatë rreth 1 minutë dhe zbulon se nënkryetari i KQZ-së përpiqet  të bindë gjyqtarin shqiptar në Strasburg, duke i folur për punë, sakrifica dhe kompromise.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY