Përfshihet nga flakët banesa në Cërrik, lëndohet pronari

Përfshihet nga flakët banesa në Cërrik, lëndohet pronari

42
0
Shares

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gostim të Cërrikut.

Mësohet se gjatë shuarjes së zjarrit është lënduar pronari banesës me iniciale R.S, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjeksore.

Dyshohet se shkaku i zjarrit është një bombul e vogël gazi.

Njoftimi i policisë

Nga hetime paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së bombulës së vogël të gazit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfiksja, që bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY