Basha: Këto janë arrestimet e peshqëve të vegjël, i madhi është Vangjush...

Basha: Këto janë arrestimet e peshqëve të vegjël, i madhi është Vangjush Dako

50
0
Shares

Në një deklaratë për mediat, Lulzim Basha është shprehur se të gjitha arrestimet e aksionit të fundit, ishin për të kapur peshqit e vegjël dhe për të shpëtuar peshkun e madh.

Sipas tij, gjithë operacioni i djeshëm, është një shkatërrim i dosjes për të shëptuar kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon.

Pjesë nga deklarata:

Vangjush Dako kryesori, të tjerët janë peshq të vegjël për të shëptuar peshkun e madh të kësaj dosje Vangjush Dakon dhe për të shkatërruar prova të tjera.

Kjo është një nga dosjet që ka marrë përsipër të shkatërrojë Donika Prela. Ngjarjet e djeshme janë pjesë e skenarit për prishjen e dosjes. Peshqit e vegjël do lirohen, akuzat do lehtësohen. Është pjesë e skenarit të prokurorisë.

Duke iu servirur opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë disa peshq të vegjël të mbyllet hetimi për Dakon dhe për të paktën 4 deputetë të tjerë socialistë.
Përpjekje propagandistike për ta shfryrë dosjen Dako me arrestimin e disa peshqve të vegjël ose të ngordhur. Nuk paragjykoj asgjë dhe po bëhett gjithçka për ta shkatërruar këtë dosje. Kjo është pikërisht, për të mos e arrestuar Vangjush Dakon.

Rama, Xhafaj dhe Prela po përpiqen të shkatërrojnë hetimin për Vangjush Dakon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY