Dështoi operacioni për kapjen e Lul Berishës dhe Balilit, reagon Xhafaj: Asnjë...

Dështoi operacioni për kapjen e Lul Berishës dhe Balilit, reagon Xhafaj: Asnjë rrjedhje informacioni

91
0
Shares

Ministri Xhafaj ka reaguar në rrjetet sociale pas arrestimeve nga operacionet e ditës dë djeshme në disa qytete të vendit.

Në Twitter, Xhafaj shkruan se ky nuk është show, por beteje reale.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Xhafaj iu tha gazetarëve që ti qëndronin afër sepse do të kishte disa arrestime të bujshme, të cilat ai vetë i quajti ngjarje interesante. Nuk dime nëse ministri i është referuar arrestimeve të ish-deputetëve, pasi arrestimet e bujshme do të ishin ato të Klement Balilit dhe Lulzim Berishës, të cilët sërish i shpëtuan forcës së ligjit dhe për të cilët ndërkombëtarët ua ‘kanë tërhequr’ veshin gjithmonë.

Ja çfarë shkruan Xhafaj:

Postimi i plotë

Forca e Ligjit në një tjetër SUPER OPERACION policor në goditjen me ashpërsi ndaj grupeve kriminale të skeduara nga Task Forca Speciale. Goditje ndëshkuese ndaj grupeve në fushën e prodhimit dhe trafikimit të drogës. Forca e Ligjit mbi gjithçka e mbi cilindo.

Në 3 ditë një operacion i shtrirë në 12 qytete, me 100 objekte të kontrolluara në territor, me 27 të arrestuar e 6 në kërkim, drejtues dhe anëtarë të 4 grupeve kriminale, të skeduara nga TFS, përfshirë në prodhimin e trafikun e drogës. Fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore në territor.

Aksion shembullor i forcave policore në operacion e veçanërisht Njësisë Operacionale, FNSH Shkodër e Fier&RENEA e DVP. Disiplinë e profesionalizëm i lartë & mbi të gjitha konfidencialitet total! Disa ditë aksion&ASNJË rrjedhje informacioni për rreth 100 urdhëra kontrolli të ekzekutuar! FALEMINDERIT!

Vlerësim i merituar për drejtuesit e Policisë në organizimin e operacionit. Vlerësim i veçantë Drejtuesve të Prok. së Përgjithshme e Krimeve të Rënda & prokurorëve të çështjes për drejtimin & bashkëpunimin. Më shumë sot ne ora 10:30 konferenca e përbashkët Prokurori – Polici.

Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është shoë, por betejë reale me krimin e organizuar. Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti.

Arrestimet 

Ish-deputeti socialist, Arben Çuko – korrupsion pasiv

Ish-deputeti socialist, Arben Ndoka – tjetërsim pronash

Vëllai i deputetit socialist Arben Ndoka – falsifikim dokumentash

“Bosi” i Shijakut, Flamur Avdyli – trafik droge

Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkelqim Avdyli, Shaqir Gjepali – pjesë e bandës së Shijakut

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY