Tentoi t’i fuste djalit hashash në burg, arrestohet babai 59-vjeçar në Fier

Tentoi t’i fuste djalit hashash në burg, arrestohet babai 59-vjeçar në Fier

77
0
Shares

Një 59-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi tentoi të fuste një sasi hashashi brenda ambienteve të burgut ku djali i tij vuan dënimin.

Një pranga ka rënë M. S. 59 vjeç, ndërsa pas kontrolleve iu gjet një sasi prej 13,6 gram lëndë narkotike e llojit hashash, e cila dyshohet se ishte nisur për djalin që vuan dënimin në këtë ambiente.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 19. 10. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M. S.m vjeç 59, banues në Fier, sepse në ambientet e IEVP Fier, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 13.60 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, të cilën dyshohet se ja kishte sjellë djalit të tij që vuan dënimin aty. Nenet 283/1, 324/a dhe 286 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY