U kap me një vajzë në hotel, reagon për herë të parë...

U kap me një vajzë në hotel, reagon për herë të parë e fejuara e Stresit pas arrestimit

524
0
Shares

Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, pret të marrë masën e sigurisë ditën e sotme. Ai u arrestua nga policia pasi dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal dhe të trafikimit të lëndëve narkotike.

Stresi u arrestua mbasditen e së mërkurës, në një hotel në kryeqytet, në Linzë. Policia në njoftimin e saj zyrtar, bënte me dije se bashkë me të, në momentin e arrestimit, ishte dhe një vajzë 20 vjeçare, e cila po procedohet në gjendje të lirë.

Nga ana tjetër, Stresi është në një lidhje dhe zyrtarisht para pak muajsh ai ka shpallur dhe fejesën me të dashurën e tij Kejsi.

Lidhja e tyre mori vëmendje të madhe, por nuk dihet sesi Kejsi do ta presë këtë lajm për të fejuarin e saj.

Ajo ka reaguar në rrjetet sociale, por pa postuar direkt diçka që lidhet me Stresin. E veshur me të bardh dhe me unazën ende në gisht, Kejsi ka pozuar para pasqyrës duke lënë ende të kuptohet që ajo nuk ka hequr dorë nga Stresi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY