Gjendet një ‘Fouristradë’ e qëlluar me plumba në Shkodër, brenda njolla gjaku,...

Gjendet një ‘Fouristradë’ e qëlluar me plumba në Shkodër, brenda njolla gjaku, dyshimet e para

83
0
Shares

Një fouristradë e qëlluar me breshëri plumbash, është gjetur në fshatin Shtoj i Vjetër, në një rrugë ku nuk ka qarkullim të shpeshtë të automjeteve.

Brenda makinës, janë gjetur disa njolla gjaku. Makina ndodhet e braktisur në këtë zonë, që prej tre ditësh. Forcat e policisë kanë shoqëruar shumë persona në zonën ku ka ndodhur ngjarja, por ende nuk dihet se kujt i përket.

Një prej të dyshuarve kryesore, sipas Panoramës, është  edhe shtetasi Artan Koçeku.

Ky i fundit është person i shpallur në kërkim që në dhjetorin e 2017-ës si autor i dyshuar për vrasjen e shtetasit Angjelin Shkambi, ngjarje e ndodhur tek varrezat e Stom Golemit.

Kjo vrasje dyshohet nga policia se erdhi pas një borxhi mes viktimës dhe autorit për pazare droge.

Fouristrada e cila është qëlluar me breshëri plumbash natën e 14 tetorit të këtij viti rezulton se ka targa të vjedhura dhe të mbivendosura. Në spitalin rajonal të Shkodrës sipas burimeve që nga nata e 14 tetorit nuk ka shkuar asnjë person i plagosur me armë.

Policia po heton për të zbuluar se kujt i përket makina dhe kush janë autorët si dhe personat e plagosur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY