‘Nuk jam penduar’, lihet në burg autori i masakrës në Mat

‘Nuk jam penduar’, lihet në burg autori i masakrës në Mat

65
0
Shares

Kujtim Koxha, autori të masakrës së Matit me tre viktima dhe një të plagosur,  i është caktuar masa ‘arrest me burg’ nga gjykata e Matit. Teksa doli sot në një seancë gjyqësore, e cila u zhvillua për gati 30 minuta, autori i krimit nuk foli dhe qëndroi i heshtur.

51-vjeçari e ka refuzuar avokatin nga shteti dhe ka deklaruar se do ta gjejë vetë atë.

Koxha e pranuar krimin në polici dhe është shprehur se nuk është penduar për të.

Nuk jam penduar. Ata më qëlluan dhe mua më panë edhe banorë të tjerë se si më qëlluan. Më fyen para bashkëfshatarëve të mi dhe unë s’mund ta duroja dot që ata të më tallnin më vonë, ndaj edhe shkova dhe mora armën”, është shprehur në Policinë e Burrelit gjatë marrjes në pyetje.

Burimet thanë se ai nuk ka dhënë asnjë detaj për motivin para grupit hetimor, duke lënë ende të mbuluar me mistere shkakun e masakrës.

Koxha u mori jetën 3 personave dhe plagosi u plagos një tjetër, pasditen e 11 tetorit në fshatin Shëlli të Matit. Shkak i krimit të 3-fishtë u bë rruga e fshatit Shëlli, ku punonjësit e Bashkisë po kryenin punime.

Nga breshëria e plumbave Mentor Hoxha ndërroi jetë në vend, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi vdiqën në spital. Ndërkohë i plagosur mbeti kolegu i tyre, Astrit Hani, i cili mori dy plumba në kofshë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY