IKMT prish 16 ndërtesa te “Syri i Kaltër”, banorët kundërshtojnë: I kemi...

IKMT prish 16 ndërtesa te “Syri i Kaltër”, banorët kundërshtojnë: I kemi me lejë

125
0
Shares

Të paktën 16 objekte do të shemben sot në zonën turistike të ‘Syrit të Kaltër’ në Sarandë.

Sipas  IKMT ato janë pa lejë. Ndërkaq pronarët pretendojnë se disponojnë të gjitha dokumentacionet e rregullta për objektet në fjalë.

Përmes një reagimi IKMT ka sqaruar se objektet në fjalë janë 1 dhe 2 katëshe dhe me strukturë druri.

IKMT ka nisur sot nje operacion ne zonën turistike te “Syrit te Kalter”, bashkia Finiq. Eshte planifikuar prishja e 16 objekteve nje dhe dy kateshe, me struktura druri, me funksione shërbimi. Objektet qe do te prishen jane pa leje ndërtimi”, sqaron IKMT.

Ditën e sotme, në këtë zonë do të stakohet edhe energjia elektrike, për shkak të punimeve që do të kryen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY